Ndue Ruçi:Ëndrrat, – bulza vese


Ëndrrat, – bulza vese.

Ndonjë lëndinë, a keni parë?

Në një mëngjes, sapo agon?

Me mijëra pikla përmbi bar…

Si loti I vajzës, kur pikon…

Si vesa, lektas, bien ëndrrat.

Përmbi nje mall, si mbi lëndinë.

Dhe si lëndina, happen zemrat.

Si bulza vese, ëndrrat ndrinë.

Si xhevahire ëndrrat duken.

Si vesa duket mbi livadh.

Por, shpejt, sa shpejt të gjitha zhduken.

Sic tretet vesa përmbi bar.

Nga dashuria, ëndrrat ndrisin.

Si vesa nga të parat rreze.

Por, ah… sa kaq… në cast dhe vdesin…

Siç vdes dhe vesa ndër mëngjese.

Imazhet mbeten, si kujtim.

Reflekse dridhen nëpër erë.

Pa vesën – ëndrra, plot shkëlqim;

Lëndinë e mallit, sa pa vlerë!…

Ndonjë lëndinë, a keni parë,

Sapo agon, kur bie një rreze?

Si, vesa, ndrin, e vdes mbi bar.

Siç vdesin ëndrrat, – bulza vese.

.. .

About Post Author