Ndue Ruçi:Kohë ”maskash”


Ndue Ruçi

Kohë ”maskash.”

.. ..

1.

Hipokritët… sa ”fat” paskan!…

Eh, ç’ndryshime ka kjo botë!.

Dikur, shpejt ua çirrnim ”maskën!.”

Tani ”maska” u bë modë.

.. ..

2.

Dhe kur ”maska” mbahet shumë,

Del Njeriu prej natyrës;

”Maska” mbetet si një vulë.

Më s’i shqitet prej fytyrës.

.. ..

3.

Për gjatë udës jeta paska,

Plot çudira rreth e qark.

Sheh ngado njerëz me ”maska,”

Por fytyra, fare pak.

.. ..

4.

Ti njeri, me ”dy fytyra!..”

Ke një pamje, engjellore.

Por sa shpesh del nga natyra!.

Merr tipare, kafshërore.

.. ..

5.

I çuditshem je njeri!…

S’di, ”lëkura”, sa të vlen!…

Sa i madh, në dashuri!.

Aq i vogël, kur urren .

..

About Post Author