Ndue Ruçi:Lot malli!…


Ndue Ruçi

(Elegji… Për nipin…)

Me dhembje plot, po vij te varri!…

Nga brenga, zemra dridhet sot!….

Me fal, mor Edi!… por nga malli,

Në sy do mbetet ndonjë lot…

Kështu, mor Edi, ti ç’na bëre!…

Ti që jepje, drit’ e gaz.

Tani, na jep veç, lot e dhembje!.

Dhe shpirti, hidhet në tallaz!.

Tani, ti s’ndodhesh më ndër ne…

I le të gjith’, me miq e shokë.

Dhe nënën tënde, ku e le?!…

-Ku,ku, – si qyqe, qan në tokë!…

Mbi varr, vajton e zeza nuse!…

Tani’ ç’të bëj ajo pa ty?…

Ia thave ëndrrën, si një lule!…

E le pa zemër dhe pa sy!….

Se ty të kishte, drit’ në sy!.

Ti ishe jeta, zemra e saj.

Në njëtakim… te një ulli,

Një fjal’, u dha… një mbremje maj.

Por, si rrufe në qiell të kthjellët,

Kjo jeta jote, u këput!….

O ç’dit’ e tmerrshme!… Ç’dit’ e erret!…

Si thik’ në zemër, thell’ u fut!….

Ndër ëndrra shpesh, na vjen I gjallë!….

Plot gaz; I qeshur, si dikur!….

rëshqasin lotët…. o se ç’mall!….

Kujtimi yt, s’do shuhet kurrë!…

.. ..

(Shtator…)

About Post Author