Ndue Ruçi:Natë fundshkurti


Natë fundshkurti

Fundshkurti sonte… eh, kjo natë!…

Nuk di përse po më le zgjuar!…

Përbri, fle nusja në krevat…

Ia ndjej frymëmarrjen e qetuar…

Dhe nga dritarja, pak e hapur,

Të natës zëra, ndihen pak…

Dy mace, çirren… fytas kapur!…

Ca lehie qensh, dëgjohen larg…

Dhe nga qyteti që po fle,

Më vjen një zë… si mërmërimë…

Një zhurmë e shurdhër dhe amorfe…

Tek-tuk, gulçon ndonjë makinë…

Por, përmes zhurmash, një zë vjen…

– Ciu-ciu !… – Një zog bën pa pushuar…

Kërcasin sythet, nëpër pemë…

Ah!… .. Dhe natyra, qënka zgjuar!…

(N. Z. Ruçi.)