Një shqipe malesh në fluturim.
Një shqipe ëndrre, mbi shkembinj…
Tek hovshëm, ngrihet nëpër erë.
Me krahët hapur, fluturim…
Ndër horizonte, Udhën merr.
Dhe ju o njerëz, ngado jeni,
Zogun e vogël, fluturak,
Me gur’ a plumba mos e vrisni!.
Nën rrahjesh flatrash, të shkoj’ larg!.
Dhe shkon, mbi hone dhe livadhe…
Prek kreshta dallgësh përmbi det.
Prek flokë dëbore tej në male;
Prek ëndrra zemrash gjer mbi retë.
Kjo shqipe malesh, krahëlirë;
Mesazhe çon për botën mbarë.
Çdo gjë të bukur e të dlirë.
Tek mbart urimin: – Udhë e mbarë!.
