Ndue Ruçi:Pjesa e luanit


Ndue Ruçi

(Luani, Gomari dhe dhelpra.)

Prehën kapën… – Hajt ta ndani..!.

– Ndaje ti o krriç gomar!.

Por ky shqyhet nga luani,

Pse po ndante, barabar.

Pak me pas, kapën një tjetër…

S’mund të bëhej më gabim…

– Ndaje ti o zonja dhelpër!

– ja, luan, merr ha ushqim!…

Kjo për vehte, s’mori hiç.

– Kush të tha të bësh kështu?.

– E mësova nga një krriç,

Që u fut në dhënbët e tu.

About Post Author