Ndue Ruçi:Poezi për fëmijë


POEZI PER FEMIJE.

*1.

Zogu këngëtar.

Oh, ç’ia thotë bilbili!…

Zog me zë të rrallë.

Që këndon aq bukur!.

Në agun e parë.

Këndon ah s’këndon!.

Një zog, një bilbil!…

Mbi një degë peme;

Mbi një trëndafil.

Zëri tok me rrezet,

Hapet në mëngjes…

Mes gjethesh e lulesh,

Spërkatur me vesë.

Në fusha e kodra,

Livadhe me bar,

Bilbili këndon,

Me një zë të rrallë!.

Këndon në çdo vend,

Këngë e melodi.

Ah, se ç’të magjeps!.

Me zërin e tij.

Mbi një degë peme,

Degë trëndafili,

Këndon e s’pushon,

Këngëtar bilbili.

* *

*2.

Tiktak ora

Punon ora, tik e tak!…

As më shumë e as më pak.

As më shpejt, as më ngadalë.

Tik e tak, s’ka tjetër fjalë.

Kohën mat se ç’bëjmë sot;

Kur punojmë e kur rrimë kot.

Kur ne flejmë, ajo punon;

Kur ne rrimë, ajo s’pushon.

Tik e tak; e tik e tak!.

Ora lodhje s’ndjen aspak!.

Tik e tak, sikur na flet:

– U bë vonë, hajde shpejt!.

Tik e tak, sikur na thotë:

-As dhe pak, mos rrini kot!.

Por punoni e mësoni!.

Dhe në shkollë, shpejt të shkoni!.

Tik e tak, bën ditë e natë…

Kur bën ftohtë e kur bën vapë.

Ora lodhje s’ndjen aspak!.

Tik e tak; e tik e tak.

* *

*3.

Dhelpra me Maska .

Një dhelpër dinake,

U vesh si një gjyshe.

Me trastë në shpinë;

Me shkop dhe gjyslyqe.

Dhe u nis për rrugë,

Me të rënë nata;

Të hante ca pula,

Të hante ca pata.

Dhe ja, më në fund,

Mbërriti në qymez.

– Jam një plakë e gjorë!…

Më jepni ca vezë!.

Mbesën kam sëmurë!.

Dhe vetë jam plakë!.

Ma hap pakëz derën!…

Ma hap, fare pak!.

Por baloja i fshehur,

I tha: – Çfarë do tjetër?!…

Nga era e njohu,

Gjyshen, zonjën dhelpër.

Dhe nga pas: Ham-ham!…

Iu turr në ferishte.

Iku me të katra,

Zonja dhelpër, gjyshe.

* *

*4.

Mjeku i pyllit.

Çukapik, o çukapik!.

Ti për pyllin, je një mik!.

Në çdo dru e në çdo trung,

Krimbat, vemjet, krejt i zhduk.

Dru më dru e degë më degë,

Bën vizita, si një mjek.

Tuk – tuk – tuk e tak – tak – tak…

Edhe lodhje, s’ndjen aspak!.

Bën kontrolle nëpër drurë,

Kur ndonjë është e sëmurë.

Vemjet, mizat i pastron,

Edhe pemën e shëron.

E shëron, aty ku prek.

Si doktorr a si një mjek.

Ti për pyllin, je një mik!.

Çukapik, o çukapik!.

* *