Shkrije akullin.

Ti, u zemrove, për një fjalë…
Dhe ike larg… nuk di se ku!…
Dhe ngriu deti, plot me valë.
Dhe zemra ngriu, gjithashtu.
U kthyen akujt, përseri.
Epokë e tyre, s’mori fund.
Planeti ngrin, pa dashuri.
Dhe lulet, gjethet, ëndrrat shkund.
Prandaj, ti, shkrij akujt,moj e shtrejtë!…
Për veten kthehu. Dhe per mua.
Krejt botën akull dhe pa jetë,
Një fjalë e shkrin; thuaj: – Të dua!.
Në mos, çdo gjë… mjerisht do shuhet.
Veç për një tekë a pak inat.
Nga Zoti i madh, pastaj do thuhet:
– Ja, Eva tjetër!… O ç’mekat!…
Por, kam besim se, do të vish.
Shpetoje botën, me një fjalë!.
Nga zemra akujt, do t’I shkrish!.
Do mbushet deti, plooot me valë!.