Ndue Ruçi:Trëndafilat në dritare


Trëndafilat në dritare.

Një trëndafil, kam në dritare.

Oh, ç’bukuri merr në mëngjes!…

Çdo gjethe, gonzhe dhe petale,

Sperkatet sipër me pak vesë.

Kur syrin Dielli nxjerr mbi mal,

Shigjeta t’arta, tutje flak…

Mbi gjethe, piklat, mbi petal,

Si xhevahire duken larg.

Me lulen jam, si vet I dytë.

Me lulen flas, e përkëdhel.

Dhe gonxhet puth, siç puthen sytë.

Nga puthjet gonxhia sikur çel.

Si vajzat, lulja, I ka nazet…

Kur gjembat nxierr e pak të shpon.

E strukur rri, ndër gjethe fshihet,

Me kok’ mënjan’ të refuzon.

Kur leht e prek, plot dritë e gaz,

Të ndjell, të fal, çdo lumturi!.

Dhe erë e saj të deh më pas!…

Të jepet krejt në dashuri.

Si lulet, rritën vogëlushet;

Dhe shtatin hedhin, si lastare.

Nga fjalët e ëmbla dhe nga puthjet,

Si ëndrra bëhen, lozanjare.

Si gonxhe buzët, aq të njoma;

Si flokët, gjethet, sa më ngjajnë.

Dhe erë e lules, oh, ç’aroma!…

Si flokët, gusha, gjiri I saj.

Dhe flas me lulen, si me miken…

E ledhatoj, I them: – Të dua!…

Përskuqet lukja, më zgjon ndjenjen,

Të këndshmet çaste fal për mua!.

Na mbushet jeta, plot me dritë!.

Nga lulet, vajzat, lozanjare!.

Dhe ëndrra çelin, dashuritë,

Si trëndafilat në dritare!.

About Post Author