Në aeroport-Ildije Xhemali


NË AREOPORT

Kur gjendem në areoport,

ndjehem e humbur,

e braktisur,

pa drejtim,

pa orjetim.

Një fjalë e dëgjuar shqip,

më jep ekuilibrin,

më kthen shikimin,

më fal besimin,

ndalon hutimin.

Fjala, më tingëllon familjare,

s’shqetësohem fare

në është dardan,

preshevar,

shkupjan.

Bisedoj shtruar me një gucian,

kuptohemi me sy,

kafe pi me ulqinak,

nderojmë Shqiponjën,

na lidh një gjak.

Përmbledhja poetike “NJË NGA JU”

About Post Author