Brenda kësaj foto është ndoshta mësimi më i madhë që kam marrë në jetën time sepse aty jam në Afganistan, një ditë në një zonë jashtë bazës kur uria më pushtoi e po më mbylleshin sytë për bukë i bëra shenjë me duar duke i përshkruar bukën e urinë kolegut tim joshqiptar, gjithë këtë skenë e shihte këmbëzbathur një djalë i vogël i cili mu afrua dhe më drejtoi piten të cilën ai kishte ndoshta për gjithë ditën e mund të kishte edhe ditë të tëra pa ngrënë asgjë.
E refuzova duke u përpjekur ti them se megjithse jam pak larg do të rikthehem në bazë e urisë time do ti vijë fundi me ushqime të cilat janë të shijshme e bollshme.
Por ai insistoi qëndrueshëm.
Mora vetëm gjysmën dhe gjysmën tjetër ia riktheva por duke më treguar me dorë kolegun tjetër jepja atij më tha.
E mora dhe ja dhashë kolegut.
Kurrë në jetë nuk kam parë njeri më të pasur se ky djalosh 7 vjeçar të cilin e njoha në Kahki Jabbar, fisnikëria e tij në raport me këdo ishte deri në limitet e turpërimit.
Mbas 4 ditësh u riktheva në Kahki Jabbar provincë e Kabulit të cilën e kishim zonë përgjegjsie veçanërishtë në mbështetje me inteligjencë, kërkova e pyeta për djaloshin e vogël për ti treguar edhe njëherë me diçka që kisha sjellë me vete mirënjohjen time, mora një përgjigje shokuese djaloshi i vogël emri i të cilit paskish qenë Didar ishte vrarë aksidentalishtë në qitjet e marrëzive që ndodhin në çmenduri luftrash të tilla.
Prej asaj dite çdo mbëmje kam dalë te dera e bazës për të ndarë ushqimet që tepronin për gjithë ata njerëz të cilët prisnin nga nevoja e instikti i mbijetesës veçanërishtë për fëmijët e tyre të cilit po këta prindër i kishin edukuar si Didarin që të ndashë bukën edhe pse vetë ke shumë pak me atë i cili ka uri.
Njeriu më i pasur që kam njohur në këtë botë është Didari fëmija afgan,.