Në agim të pres-Remzie Raci Rexhbogaj


Sot të pres mbi valë të detit ti më ardhë!

Sot të kam pritur
Që të më kthehesh
Me rrezet e diellit
Në agim

Sa shumë biseda
Kam përgaditur
Për rrefim
T`i bëja së bashku me Ty
Engjëlli im

Sa mall që kam
Për sytë e tu

Eh, sa shumë sot
Më ke mungu

Sot të pres
Mbi valë të detit
Ti më ardhë

Aty në bregun e detit
Eja e imja pulëbardhë

Sot fluturat krahëshkruara
Më kanë premtu
Në kopshtin e parajsës
Në nektarin e luleve me Ty
Kanë për t`u taku

Porositë e mallin tim
Më kanë thënë
Ty më t`i dërgu

Eh, sa shumë sot
Më ke mungu.