Në botën e qenies-Ylli Lalo


Qe te “bejme” Njeriun, duhet t’i njohim “qenien”!

(y.l)

NË BOTËN E QËNIES

.

…dhe shpesh,

kur dua të jem i qetë në bisedë me “ata”,

dhe emocioni të mos më kaplojë arsyen,

u heq emrat,

u heq identitetet,

shkëpus nga ata lidhjet me veten…

dhe më pas rizhytem sërish në botën e komunikimit,

ku tashmë lëvizin ekzistenca

fshehur mbas portreteve,

në botën ku vijnë dhe ikin

mimika,

atje mes trafikut të dëndur me sjellje…

ku derdhen buzëqeshje,

e zvarriten ngërdheshje.

.

Kështu,

më qartë e shoh Njeriun,

në ketë botë që ndertojë,

në botën

e “Qënies” pa emër.

***

y.l