Në Butrint-Panajot Boli


POEZI NGA PANAJOT BOLI

DO TË BEHEM AGU I MENGJESIT

Agu puth kreshtat e malit me një buzeqeshje të bardhë
Pastaj i ndrojtur zbret e troket në dritaret e fshatit tim
Mengjesi dridhet e hedh krahëve një xhaketë të lehtë
Duke pirë kafen picëron sytë i dehur në ditën bulëzim

Agu i ditës behem, mos më shoh njeri, ulem mbi qepalla
Të befasohesh kur të hapesh sytë, të më shikosh si fluturë
Të rendesh të më kapesh si e marrë me sytë të përgjumur
E unë pranë diellit vertitem, e ti po më ndjek pas e lumtur

RRAHJET TË QETËSOJ…

E mbledh në grushte buzeqeshjen tende
Të dehem dua, ndaj po e pi me një frymë
Hov shpirti përpjetë si qelqerja që shuhet
Dhe dridhet,dridhet si gjethja me fërfërimë

Qerpikët t’i marr e thur një shportë të bukur
Nga dielli i syve marr rreze, bar për shtrojë
Vendos zemren aty,mbeshtjellë me trendafila
Dhe e marr kudo me vete,rrahjet të më qetësoj

NË BUTRINT

Amfiteatër me shkallarë hijërendë
Me heshtje të gurtë
Ku qyteti ka venë kokën
Dhe nën hijen e pemëve
Bën gjumin e rendë.

Xheloze u bënë një natë Zanat
Me nuset e bukura të qytetit
Një nga një i hodhen në puse
Dhe qytetin qe flinte
Me pabësi e gurosen

I mblodhen kapicë mitet dhe i palosen
Në një senduk me kyç
Në brodrumin e kalasë i mbyllen
Tragjeditë e Esdkilit i fshehen diku
Në kamarat e skenës

U ula edhe unë në këto llozhe të gurta
Me butrintasin e lashtë pranë
Mjekrat e bardha të tragjendianeve
Nga skena më shikojnë
Dhe nënqeshin

Qyteti i gurtë bën gjumin e thellë
Me heshtjen e gurtë
Nen diell ngroh gjymtyrët skelet
Dhe me ferferitjen e gjetheve
Seç thotë për jetën e tij

        ***************

Lashë aktorët tragjikë të luajnë në skenë
Puhizat e shpirtit thashë t’i qetësoja
Në kaçurrelat e gjelbërta
Që i shpushpurisin ballin me përkedhëli
Natën vonë, me hënë e yllësi

Me kovë të më nxjerrin ujë nga puset nuset
Të shuaj etjen ziliqare të bukurisë
Të më hutojnë sytë e tyre
Që argjendojnë si Ylli Polar pagdhirë
Në fundin e pusit pasqyrë

Pres të vij të më marr prej dore ylli Dea
Të përqafuar të ngjitemi shkallëve të dy
Të shetisim në këtë qytet endrrash
Dhe unë i lumtur të kujtoj
Se kam në krah ty.