Në Çajup ku bota hapet…


Kristo Cipa

Për herë të parë shkova ne Çajup atje ku ka lindur vëllai im Lefter Çipa, së bashku me një pjesë të asamblit “ Bejkë e bardhë” dhe shumë grupe të tjera si Zagoria, Lunxhëria, Cfaka Gjirokastër, grupi i Delvinës dhe grupi i Nazif Çelës, Golikut dhe Hysos. Kënduam shumë këngë por edhe këngët e tij “ Tundu bejkë e bardhë tundu” dhe “Këngët e atdheut tim” . Aty nga ai shesh ishte marrë majaja e këngëve të Pilurit. Shpresojmë se i ka dëgjuar se fusha e Çajupit dhe lëndina e parajsës besoj se s’kanë ndyshim. Aty në çastet kur kënga dhe gëzimi janë në qafën e qejfit u krijuan edhe këto vargje:

Në Çajup ku bota hapet.
Kam ardhul me yjet falem.

Fushë e bukur si unazë
Më je ëndër apo vajzë?!

Vetull hollë e qerpik gjatë.
Ballin diell faqen kartë.

Rreth gushës mbështjell ylberin
Shpirtin këngë të Lefterit.

Yjet zbresin lajnë syrin.
Njerzit ngjiten krehin shpirtin.

O ti shesh i dashurisë.
Nëpër zemra lëshon shtizë.

Sytë që shkrep bukuria.
Lunxhëria , Zagoria.

Në të tilla vënde rafsha.
Si Çajupi dhe Parajsa Shiko më pak.

About Post Author