Në çdo familje-Murtez Asllani


Në çdo familje

të ketë unitet,

jo secili të punojë

ashtu si do vetë.

Në secilën familje

të ketë respekt,

se nuk ka më mirë

aty ka bereqet.

Familja është e shenjtë

ate duhet çmuar,

të rrojmë me nder

me mend duke punuar.

Djali dhe vajza

njësoj të shkollohen,

por të hapin sytë

me ke po martohen.

Se pa u shkolluar

s’ka përparim,

të ecim me kohën

dhe të gjejmë shpëtim.

Familja e shkolluar

rrit fëmijë t’edukuar,

që punojnë me nder

dhe janë të dalluar.

Është kënaqësi e madhe,

kur të gjithë punojnë,

por edhe plakun e shtëpisë

ata kur e nderojnë.

Çdo anëtarë i familjes

të flas me maturi

të çmojnë më të moshuarit,

respekt për çdo njeri.

Nuk ka më mirë n’botë,

kur familja është e edukuar

jetojnë t’gjithë të lumtur

vendin kanë për ta përparuar.