” Në çdo moment duhet të përfitosh nga kjo jetë…Piro Millona Minella


” Në çdo moment duhet të përfitosh nga kjo jetë, duke ruajtur me çdo kusht lirinë e plotë, dinjitetin, krenarinë dhe plot vlera të tjera morale…!!!”

……Mosha ime vërtet nuk më prek më mendimi i të tjerëve në raport me mua. Kjo dukuri unë e mendoj se ka të bëjë me kalimin e viteve që mbart në vetvete.
Por besoj se shkak është se në jetë kam kaluar shumë zhgënjime nga ata njerëz që i mbaja afër, por edhe nga fakti që çastet e lumturisë që kaloj nuk kam pse të marr opinionin e të tjerëve.
Kohën e kam të artë të mbushur plot me dinamizëm nuk kam pse të humb qoftë dhe një ditë me gjëra pa vlerë për mua dhe me njerëzit pa vlerë që na rrethojnë në çdo moment të jetës tonë.
Jam vënë përballë sharjeve të çdo lloji e dimesioni, egoizmit të sëmurë të mëndjeve të sëmura, intrigave që ne hasim në çdo çast, mosmirënjohjeve, që janë thelbi i çdo lloj poshtërsive dhe fjalëve të hedhura poshtë e lart që na vrasin jo vetëm veshin por edhe depërtojnë në shpirtin tonë, këshilla më e mirë që jap është të bësh veshin e shurdhët, zakonisht thuhet një vesh, une do ju sugjeroja të dy veshët e shurdhët.
Ka edhe disa “parimorë” me kritikat e tyre, por sigurisht që janë kritika dashakeqëse, që mblidhen rreth teje si retë e murme që dëndësohen dhe kthehen në re të zeza, duke u munduar të mbulojnë qiellin tënd të paster. Është e thjeshtë mjafton hapu dritaren dhe ato do të largohen, por edhe të shtyra nga era e dimrit që trokiti.
Shpesh herë ndodhesh në vorbullën e betejave të kota, nuk ja vlen të luftosh në ato beteja. Duhet kuptuar që etapa jonë përmblidhet, dhe kalon nga lindja e natyrshme deri në çastin e vdekjes.
Kjo Etapë është Jeta jonë, që duhet jetuar e shijuar!!.
Që ta jetosh dhe ta shijosh këtë jetë që të dhurohet vetëm njëherë duhet të ruajmë lirinë tonë të plotë si qënje njerëzore, dinjitetin, krenarinë dhe vlerat e tjera morale që i shoqërojnë ato më lart.
E kam shpalosur shumë gjerë kush jam unë, që secili nga ju shikoni dhe më e rëndësishmja çfarë shikoni tek unë në tërë kuptimin e gjerë të fjalës dhe sigurisht në tërë këtë rrugëtim tonë të përbashkët nuk kam qënë kurrë si shtirje ose të përdor maskë në raport me secilin nga ju.
Kuptohet që ka shumë ndërmjet jush që nuk e pëlqejnë figurën time, imazhin tim.
Këshilla ime është e thjeshtë mund të ndërrosh rrugë dhe nuk kemi më asnjë pikë takimi bashkë.
Biles duke marre edhe urimin tim:
“Udhë e mbarë të qofte miku im.”
Thonë shpesh që ka ndryshuar koha. Gaboheni miqtë e mi. Koha e njëllojtë ka qënë para 100 viteve dhe e tillë do të jetë, jo miqtë e mi kanë ndryshuar njerëzit shumë të zhgënjejnë, të harrojnë.
Vjen një moment që edhe pse do të duash ti mbash afër gjithmonë pranë teje, por nuk ndodh kjo. Pikërisht në ato momente që ata të duhen ty, por befas në sytë e tyre je i panevojshëm, se nuk kë më në dorë të bësh të mira dhe e mira harrohet lehtë se e kanë rregjistruar në rërën e lagët buzë detit.
Ju ke besuar dikur thellë atyre, por sot me lehtësinë më të madhe të shesin në treg fare pa çmim.
Vëndin tënd e ka zënë dikush që për Ata ka vlerë, ka çmim, se bashku me “mikun” e ri me vlerë që kanë zënë ish miqtë e tu përpiqen që edhe ato vlera që ke krijuar mundohen të ti rrëmbejnë. Ky është ligji famëkeq i “Xhunglës” njerëzore.
Dhe rri në heshtje duke pritur fundin se nuk mund të bësh asgjë, nuk e ndryshon dot këtë fenomen që është sa spontan aq dhe i natyrshëm në jetën njerëzore pa vlera të sotme.
Për ty vendimi i miqve të tu nuk ka kuptim aq më pak llogjikë, por ata e kanë marrë këtë vendim se miqte e tu tani besojnë se kjo është zgjidhja optimale e krahasuar me atë që më pare ishe miku i tyre më i rëndësishëm. Miqtë largohen prej meje, se nuk vleresojnë vlerat e mia, besoj se do më vlerësojnë pikërisht në momentin që më kanë humbur mua plotësisht.
….Kurse unë me gjakftohtësi shprehem se gjëja më e rëndësishme në jetë është:
“Të jetoj jetën time dhe të më lënë ta jetoj këtë jetë për këtë interval të mbetur si e mendoj dhe e dëshiroj Unë dhe vetëm Unë”….!!!”