Në çdo rrahje zemre


 

Titulli: Në çdo rrahje zemre.

Në çdo rrugë të fatit tim,
në çdo të sotme, në çdo të nesërme.
Në jetë dhe pas vdekjes time,
unë do të dua, në çdo rrahje zemre.

Në çdo romancë nëpër vite,
në çdo histori dashurie të treguar.
Në univers dhe me gjerë,
dashuria ime për ty do të jetoj për jetë.

Largo buzëqeshjen dhe lumturinë time,
me jep lotët dhe hidhërimin tënd.
Më merr shëndetin dhe jetën,
më jep dhimbjen dhe sëmundjen tënde.

Në çdo rrugë të fatit tim,
në çdo të sotme dhe të nesërme.
Në jetën time dhe pas vdekjes,
do të dua në çdo rrahje zemre.

Fier/11/9/2022
Albania
Autore: Fatbardha Budini

About Post Author