Në çdo stinë ndryshojmë
Se bletët nektarin thithin ne lulen e majit.
Pjalmimi u krye ne shpirtin e mallit.
Dhe puthja u dha ne hovet e zjarrit.
Ne çdo kohe tretemi.
Se ritmi i jetës po rrjedh kaq shpejt.
Fjala dhe premtimi i arte ne sepete u fsheh.
Ta gjejnë kur te jete tretur gjethëzja e re.
Ne cdo moment venitemi.
Se jeta na shkoj tek bëjmë llogari.
Dhe buza ka kohe qe nuk buzëqesh.
Shpirti pikturash pikturohet kaq gri.
Ne çdo sekondë ne vdesim nga pak.
Sa larg lumturia. Oh Zot sa miliarda jete larg.
