Në datëlindjen time-Natasha Lako


Nga Facebook i poetes Natasha Lako (Poezi e vitit 1979)

Natasha Lako

Unë nuk jam mësuar me tepër përkëdheli,

Dhe burrat nuk ma dhanë të gjithë kupën me helm,

Tani edhe kamxhiku i jetës po fle,

Në një gotë vere.

Gëzuar thoshte i shtrenjti Sadi,

Dhe dashuria ishte nomade,

Tani, ku tjetër strehë do të gjej,

Do të mplakem.

Gëzuar thoshte i shtrenjti Sadi,

Dhe dashuria ishte nomade,

Tani, ku tjetër strehë do të gjej,

Do të mplakem.