Ne dhe atdheu-Llesh Gjoka


Atdheu është një pemë e artë
që e mbollën të parët tanë
që e ujitim nga shirat
që kullojnë nga qerpikë zanash
nën dritën e hënës
Që ia tëharrim barërat e këqija
Ia pastrojmë degët, gjethet, kërcejtë
I shërbejmë me pekule
si fëmijës së njomë
me gishtat e gjatë të një dore magjike
që merr formë sërish, gjithmonë
sa herë ne e dashurojmë atë
sa herë ëndrrat i ndriçojmë me emrin e tij:
Atdheu.
Atdheu është një pemë e artë
prej rrathëve të historisë që shëndrit
mbështjellë trungut të saj
Kur lindim, lind edhe ajo pemë
duke shtuar rrathë të rinj
Kur vdesim
ne ikim…
Pema e artë do të jetojë…