Ne dhe kuvendi shpirtërave tanë…”Piro Millona Minella


…Mirëmbrëma Mikja ime.

-Urdhëro Mjeshtër, skicat e Tua të nxjerrin gjumin. Një tjetër perlë…

E lexuat skicen e mësipërme. Është “amaneti” im për Ty.

-Për mua? Miku im i shtrënjtë nuk e prisja…. Librat do ti shkruash në shoqërinë tonë së bashku dhe do ti gëzojmë të gjithë së bashku… jemi të gjithë të rinj akoma..

I Nderuar Mjeshtër, uroj të kalojnë këto ditë shumë të ngarkuara me punë e të ulem të lexoj me ëndje skicat e Tua…

-Dhe unë dëshiroj të bisedojmë me ëndje të dy, sa nevoje kemi të dy të komunikojmë për çdo gjë.

-Me shumë kënaqësi është oksigjen janë nerv jete për Ne lexuesit e gjerë dhe të shumte të tu. Janë bërë pjesë organike e jetës tonë, ato skica janë tepër originale për Ne janë pjesë e jetës tonë, ose ditar i pashkruar i jetës së secilit prej nesh, asaj jete të trazuar, oksigjeni jetë dhënës. Jataku Ynë, Liman qetësisë për lexuesit.

Sa nevojë kemi për qetësinë e ëndërruar, të rrimë të strukur diku në gjirin e këtij limani qetësie.

Të na mbrojë nga acari i jetës, të marrim ngrohtësinë e shpirtit tënd. Unë, si edhe lexuesit e tjerë, të mbështes e të mbroj me gjithë forcën e shpirtit Miku im..!!

Mikja ime ju jeni grua e plotësuar, aroma e trupit tënd është si aromë dehëse e gruas, që zbut edhe “panterën e zezë”. Thjesht kam nevojë për një shtrëngim dore, për një fjalë të ëmbël përkëledhje.

-E vërtetë miku im kemi nevoje të gjithë.

Për një fjale, për një përqafim Hyjnor. Të jesh e sigurtë nga unë, si besoj edhe nga lexuesit e tjerë nuk do të mungojë.. E meriton Miku im se ti vetëm dhuron çaste lumturie me këto skicat e tua jetësore, grimca të jetës së secilit nga ne. Kemi nevojë të shikohemi ndër sy. Të hapim portën e shpirtit dhe të jemi edhe Ne në brëndësi të shpirtit tuaj aq poetik dhe romantik. Të ndjejmë rrënqethjen e kapilareve të jetës tonë të përditshme.

E sigurte i Nderuar Mjeshtër në mos fizikisht, emocionisht jam pranë teje, duke shpresuar se edhe lexuesit e shumtë kanë po këtë mendim si edhe unë.

-Faleminderit Mikja ime, sa nevojë kam për zërin tënd, për gjallërinë tënde, që ma transmeton edhe mua. Atë të qeshurën tënde fëminore, që rrezaton Bukurinë tuaj shpirtërore, flladin e ëmbëlsirës të trupit tënd, atë bukurinë që të ka bekuar i madhi Zot.

Sa shumë kam për të të thënë, je oqean pa dimesione je pa fund.

-I Nderuar Mjeshtër, kjo bukuri dhe ngrohtësi buron nga shkrimet e Tua, çiltërsia dhe respekti Juaj!

-Unë sapo kam filluar të njoh, Hiret, Sharmin, Vitalitetin tënd. Mund të them me plot gojë se je Hyjnore. Sa shumë vite drite kam humbur për të të njohur Ty dhe tani nuk mund të largohem më.

-I Nderuar Mjeshtër:

“Uroj me gjithë shpirt që çdo gjë pozitive ta ndajmë bashkë si unë dhe lexuesit e tu të shumtë në punën krijuese në vazhdim”.

-Po Mikja ime ju jeni E bukura e dheut, ju jeni freskia e pyllit.

Lulja e Jetës, Lëndina lulëzuar, Stepa ime krijuese, Gurgullima e burimit të malit, Pena e poetit, Fyelli i bariut, Kënga e bilbilit

Sa pak thashë..!!

Më fal”

Ti je Muza ime!!!

Muzën që dashuroj

Muzën në ditët gri

Muzën në netët pa gjumë

Muzën në shiun e vrullshëm

Muzën netëve të ftohtit acar

Muzën e muzave të botës qiellore

Muzën e shpirtit tim të trazuar

Muzën e peshores të jetës time

Muzën e gabimeve njerëzore

Muzën e kritikës shpirtërore

Muzën në netet pa Hënë

Muzën në dhomën e errët të rrëfimeve djaloshare

Muzën time të dhuruar nga Perenditë

Muzën time të dashuruar…

Me një fryme ti rendita, më fal…

-I dashur Miku im të falenderoj për sa ndjen e shpreh. Le të shërbejnë këto ndjenja për të ndriçuar të ardhmen në unison të përbashkët.

Mikja im:

“Ky është amaneti im që kam përshkuar në këtë skicë”

Një pike lot derdhet posi ajo dora e parë e borës që formon ortekun e tmershëm të shpërthimit shpirtëror!!

A ka më gjumë për Mua???

-Poeti im i preferuar edhe një herë të falenderoj me gjithë zemër që më shprehesh e beson tek unë. Jemi të një brezi, e duam të jetojmë akoma, të lutem mos e përdor fjalën amanete, sepse më bën të vuaj.

Besoj si lexuese do tju përkrah për tërë krijimtarinë tuaj kaq të bukur.. Ju duhet të vazhdoni të shkruani për të ardhmen e bukur, që unë si lexuese ta gëzojmë sa më shumë edhe në raport me të gjithë Lexuesit e tu..

Miku im mos ma vë re janë gabime emocionale të një “adoloshenteje” të dashuruar, para një çamarroku trazovaç më prano, më eduko, më udhëhiq, por mos harro kam një shpirt të bukur. Çdo shpirt ka një çelës “Sol” si në pentagramin muzikor për simfoninë e muzikës së shpirtit, për të thithur nektarin e muzës

Mikja ime besoj kjo është Skica e Jetës të vërtetë.

Flm që je me mua krahpërkrah në:

Nje hap

Nje mendim

Shtylla ime kurrizore

Aorta e zemres shpirterore

Rrefim me i sinqerte se ky nuk ka!!

-Sigurisht e sinqerisht Miku im,që të gjitha këto që më përshkuat më lart unë i pranoj!

Mikja ime:

Ti je Bukuria e gruas njerëzore

Ti je Lulja e Jetës

Ti je Lulja e mollës

Ti je takimi i parë

Ti je dehja e parë

Ti je marrëzira e parë

Ti je mëkati i parë

Jam i çmëndur në çmendinë e bukurisë tënde shpirtërore.

Natën e mirë Mikja ime fabulën e skicës ma përcollët mjaft ndjeshëm.

Do ta titulloj: ” Ne dhe kuvendi shpirtërave tanë…”

-Mjeshtër nuk kam fjalë, kjo është e veçanta dhe bukuria e jetës..

Bukur Mjeshter….Më bëre të përjetoj një mbrëmje krejt ndryshe, plot ndjenja.. kemi nevojë të dalim nga “guacka” zyrtare e jetës tonë…