Në dhomën time-Ymrije Beqiri


NË DHOMËN TIME

Dhoma ime mure të ftohta

Shpirti im i vetmuar

Ka filluar ti gris kujtimet

Si kmishen e vjetër para

pasqyre

Ku askush llogari nuk kërkon

Me Ftyrën e zbehur limon

Tretëm nga pak me kujtime

Me mallin e kohës së shkuar

Trupi im i kohëve të arta

Shtatë gjatë plotë jetë

Eh koha me mashtroi

Sot kockë e lodhur nga pritja

Do të bie n’tokë si një grusht hi

Në ketë tokë të ftohtë

Ku zjarrët e kohës

Këtë trup e dogjën pa dru..!