Në dritën e hënës
atë nat u takuam
të shkëlqenin sytë
Hëna ndriçonte bukur
ne ishim të përqafuar,
ajo mbet dëshmitare
se ishim të dashuruar.
Më mahnite ti
me atë sjellje t’mirë
ishe sikur ylli,
që ndriçon n’errësirë.
Kjo nat mbet kujtim
dhe kurrë s’e harruam,
zemra ime me tënden
atë mbrëmje u bashkuan..
Vështroja në qiell yjet
dhe ty të shikoja
më rrëmbeve zemrën
sytë s’mund t’i largoja.
Dashuria është si zjarri
djeg e përvëlon,
por kur dashuron me zemër
çdoherë lumturi krijon.
