Leonard Pipa
Në e gjetsh ti dashurinë,
Duke rrjedhur bashkë me lumin,
Lere të marrë arratinë,
Ç’e do të të prishë gjumin?!
Trëndafila, tulipanë…
Po ke nge mund të përulesh,
Siç bëjmë për idhujt tanë.
Në të daltë befasisht,
Të zëri pusi tek shtegu,
Ti përballu trimërisht,
Në s’të merr në sup lejleku!
Në të daltë pa dalë fare,
T’a merr zemrën, t’a bën valë,
Të deh si pylli me mare,
Nuk e di…s’kam asnjë fjalë!