Në emër të dashurisë:Preng Maca


Në emër të dashurisë

në kohën kur u deshëm

ditët e kishin qiellin në sytë e tu

në buzëqeshjen tënde lindej dielli…

ditët me ty ishin

bashkësi sekondash

ndërsa netët …digjeshin nëpër ëndrra

kot u grindëm, e dashur

kot u grindëm…

çfarë është një re në qiell

për të shëmtuar fytyrën e një dite?

eja e dashur,

sërish t’i shkurtojmë ditët!

About Post Author