Në ëndërr puth një gur vendlindje


Në ëndërr puthe një gur vendlindje

më bëhet mjaltë, thurur në hoje malli…

Prej fushës vesë e balsam puth lëndinës,

erë stuhi dhe fllad të zbritur malit…

ëndërr puth një shenjë prej gjurmësh lënë,

malli zë mekur ndjek hapat dridhur hedhur…

Buza qesh ëmbël mallit në gaz vënë,

tokës vendlindjes si mjalti i patretur…

Në ëndërr puth një copë livadh të blertë,

të butë,të freskët,mbuluar vesë kristali…

Në ëndërr puth një prag lënë shkretë,

një fytyrë vyshkur stolisur rrudha ballit…

Në ëndërr puth një krua dhe një gurrë,

ku laja sytë i ri dhe shojta etjen verës…

Në ëndërr puth një lëmë dhe një urë…

Dhe një mall djegur, zhuritur prapa derës…