NÊ ËNDËRR-Remzie Raci Rexhbogaj


NÊ ËNDËRR

Ne ëndërr më erdhe

Mbrëmë

Një dhuratë të bukur

Ma ke dhënë

Pêrse ike aq shpejt

Dhurata në dorë më mbet

Në ëndërr më erdhe

Mbrëmë

Shndërrisje si yll e hënë

Me buzëqeshje e mirësi

Përse s’më ke lënë

Të vija edhe unë me Ty

Në ëndërr më erdhe

Mbrëmë

Sa ëmbël

Më thirre oj mamë

Pêrse nuk qëndrove

Të lutem ma gjatë

Erna më eja sonte prapë.