Në ëndrrat e tua flejnë mergimet e mia-Ukshin Morina


Në ëndrrat e tua flejnë mergimet e mia

Atje tej asaj udhe të gjatë pranë pyllit të egër,

ku ndiehej dhembja e dëshpërimi i skajshëm.

I mbyllur nga shkaku i vetmisë tënde në lirinë e burgut tim rroj i harruar nga buzëqeshja e ditës qe shkove

Larg kopshtit tek frymojnë lulet e çelura

I mbytur në retinën e mjegullës jam,

si një statuje e tërshitur, pa dhembje pa vështrim, e pa lot

Harruar kam të ëmblin zë, mjergullimin e syve dhe aromën e puthjes,

në buzët e mpira nga ftoma e dhjetorit të egër

Medalion i varur si plagë në qafën tënde mbeta sërish

Si dhembje lëngoj në tuat ditë të mbetura,

si shkëmb pas dritës së yjeve, i lidhur pas trishtimit tënd jam

Ti vetëm ikën

Pa kthim mbetët rruga jote, si anije e lëshuar në detin e gjërë

si një ëndërr, a si një frymëzim i mbytur nga dhembja

Ti noton në detin e ëndrrave,

aq larg, sa s’mundësh të shkosh e të kthehesh më tej,

si një anije e shkatrruar lufte mbete larg syve të mi që s’mundën ta shohin dot kurrë

Dhe ditët e tua i jeton, me shpresën që errat e fatit,

të sjellin trupin tim në bregun e një deti,

kur dikur të prisje.