Në eventin poetiko-kulturor, “Zëri kreativ i gruas intelektuale çame” në Akademinë e Shkencave-Emi Krosi 

Emi Krosi 

Në eventin poetiko-kulturor, “Zëri kreativ i gruas intelektuale çame” në Akademinë e Shkencave, organizatorja Nexhi Hasani , solli zërin e poeteve çame, si një kuntribut i asaj treve të mbushur me kujtime dhe hidhërime, përmes penave femërore, ku dokudo ka mbetur gjurmët e bijave/nënave/gjysheve, në shamitë me aroma manxuranesh, në ato vatra të mbetura bosh nga njerëzit, por të “mbjella” me kujtime të trishta, të shtëpive të djegura, të arave dhe kopshteve plot ngjyra çamërie, të derdhura në vargje.

Emrat e poeteve dhe prozatoreve si Lumturi Lume Plaku/ Nezi Plaku Velaj / Nurie Maliqi Baduni / Shqiponja Panajoti / Mimoza Eliona Osmani / Alma Mehmeti / Rakela Zoga / Neviana Shehi/ Arjana/ Arjan Adhami/ Ildije Xhemali/ Nasia Xhemalaj / Arbana Arba etj., dhanë një mesazh jo vetëm mosharrese por dhe shprese, se një ditë dega e prerë e Çamërisë do bulojë në trugun e pemës së saj.

Të kuptosh dhe të dallosh, stilin femror përballë atij mashkullor ( jo si ndarje gjinore), por si model shkrimor, ku femrat janë më të ndjeshne ndaj realitetit por dhe më thyeshme njëkohësisht, duhet të kuptojnë gjithë dilemat ekzistenciale të tyre. Pa teori të mëdhaja, me një gjuhë të thjeshtë, letërsia femërore ka një mision akoma më të madh: atë të frymës indentare të ruajtje së trashëgimisë gjuhësore, etnike dhe kulturore përmes amësisë.

Suksese gra/femra dhe poete!

©Copyright EMI KROSI.