Në fije të perit-Rrahim Billa


Ingranazhe të ndryshkura

me dhëmbë të thyer…

bëjnë që të lëvizë bota.

Dhe bota… mezi lëviz.

Prej tronditjesh të mëdha ,

gjithnjë e rrezikuar.

Tronditje….

Që shumë shtrënjt duhen paguar.

Me jetë njerëzish të pafajshëm.

Me lumenj gjaku të kulluar.

Jeta e njerëzimit….

Varur në fije të perit.

Në mëshirën e Tomit

e të Xherit.

Për njerëzimin…

Vajmedet…

Nëse shëndetin mendor e humbet.

Tomi…..ose Xheri.

e prej tyre…..këputet peri.

Për fat të keq ,

kjo punë po shkon për dreq.

Se Tomi….

Dhe ndonjëherë dhe Xheri ,

nuk janë dhe aq mirë.

Mos o zot…..na ruaj ti

vetëm tek ti , kërkojmë mëshirë.

Mars , 2018

Rrahim Billa / Albania.

(Të gjitha të drejtat e autorit

janë të rezervuara)

………..Dhe më në fund , Tomi u çmend dhe ka të ngjarë të këpusë perin…. E nëse se bën Tomi , i sëmurë është dhe Xheri…..

Prisni kur të çmendet

e shanset janë të pakta ,

për të mos u këputur peri…

Megjithatë , kam besim të plotë

se çdo krijesë , sado e fuqishme qoftë ajo , është krejtësisht e papërfillshme ndaj fuqisë së krijuesit të gjithësisë…prej nga vjen edhe garancia e padiskutueshme e jetës së njerëzimit.

28 / 2 / 2022

Rrahim Billa / Albania

(Të drejtat e autorit janë të

rezervuara)