Në fillim më braktise…Leonard Pipa


Në fillim më braktise ti,

Në më pastaj erdhi karvani i reve,

Shkarkuan si barrën me dru në avlli,

Dhimbjet e dimrit si kularë të qeve!

Ti ike fatlume siç je!

Shpëtove prej meje e tufaneve të verdha,

Kokën mbrapa mos e kthe,

Oborri është strukur në ferra!

Pemët kanë rënë në prehër mallëngjimi,

Zogu u vetmbyll në kafazin e vjetër,

Rrugicat e kopshtit rrota pikëllimi,

I mblodhi për t’i larë një ketër!

Ujku nuk ka zbritur ende,

Nga krahu i thepisur i malit,

Dhelpra e vogël po mbulon me dhe,

Gjysmën e pa treguar të fajit!

Veshtrimin tretur në askund,

Malli zemrën pak po ta ka vrarë,

Mendimet si kokrat e mollës mos m’i shkund…

Se vetëm unë kam mbetur qëndrestar!