Në frymën e dashurisë-Manushaqe Hoxha Laçi 

Në frymën e dashurisë

Kur fryma e një çasti,

thotë më shumë se një jetë fjalësh,

e zemra flet me ritmin

e tëndes prani,

Dashuria shkruhet në ajër,

mes dy shpirtërash që pa zë kuptohen,

dhe mjafton një buzëqeshje

për të ndier përjetësi,

Dhe gjithçka, dhe pse nuk thuhet,

ndihet thellë brenda vetes,

Se syri i zemrës sheh më larg

se çdo pafundësi.