Retë e dendura janë ngritur bri për bri
Ato shpërndahen nga njëra tjetra
Atëher kur un ua vë nga një emër si:
Rudina, Pojata, Matozi, Qehaja, Kulla etj.
Kështu e shkund mallin e ëndërrës
Në kërkim të thesarit të ” humbur “
Ditën e nis duke e përtyp mallin e mbushur me zjarr, e në fund shkokëlohet si një kallamoq i pjekur.
Dua të marrë udhë
Me vete të marrë edhe këto vargje
Kam frikë se këtu do ndryshken, por jo…
Se unë i kam mbështjell në gucken e zemrës sime.
Malli më largohet e shpirti më flladitet
Atëher kur me këmbë shkeli koren e tokës sime
Sonte po e gërvish koren e shpirtit…
Për ty Kosovë.
Halit Haliti
Stuttgart
