Në helmin e pezmatimit-Angjelina Gjeka Murtezi


Shekujt kaluan

e ti mbete në mëndje

duke kalua sipër kalave që mjegulla bie

duke dëgjua jehonën e legjendave të vjetra.

Mbi ballin tënd shkruhen fjalë

që as ti nuk i lexon dot

brenda vetit zëri të gënjen,

udhëtari i shiut përjarget

duke numërua yjet.

I harruar mbetet para derës

duke tridhua historinë e vet

e nuk e din a ka lindur

a po vdes?