Në heshtje-Remzie Raci Rexhbogaj


Remzie Raci Rexhbogaj

E heshtur

Mbeshtës kokën

Mbi heshtjen

E heshtja shumë më flet

Nga thellësia e tokës

Një zë i fortë më vjen

Ti Erna më flet

Me tingullin e zërit të humbur

Në heshtjen e përjetëshme

Unë e ndjej bisedën tënde

Më tregon për ëndërrat tuaja

Të pa realizuara në këtë botë që ke lënë

Ti me thua se kam shumë mall

Për vëllezërit e babain

Dhe për ty Nënë

E unë të tregoj për dhembjen tonë

Që na sjell pranvera

Për plagën në zemër

Që do të kullon për hera

Ah, rinia jote në shpirt na vret si plumb

Ti gongje trëndafili në agim si u zhduke

Apo të them se malli sytë m`i ka verbu

Në çdo sekond të jetës

Ti je së bashku me mua

Kështu në heshtje sytë e tu i vështroj

Në thellësinë e syve

Lotin tënd e lexoj.

Remzie Raci Rexhbogaj