Në horizont po shfaqen,rrezet e një shprese


Në horizont po shfaqen, RREZET E NJË SHPRESE . . .

Rrezet e para i lëshoi në kryeqendrën e sotme të Shqipërisë, në Tiranë.

Hotel Internacional Tirana. E diel, 4 qershor 2023. Ora 11 00 . . .

Në verandën e katit të tretë, të Hotel Internacional Tirana. Si dekor kënd-vështrimi, kishim dy pika strategjitke: Monumentin historik të heroit legjendar Gjergj Kastrioti, Shpëtimtarin e Botës së Qytetëruar Evropiane, nga Bota e Erët Aziatike dhe Muzeun Historik Kombëtar. Në atë ambient relaksues dhe fantastik për çastin, bashkuam katër tavolina, duke krijuar një valle të këndshme, ngjasuar me ODAT DIBRANE. Shijuam shkëlqyer kafen e fundjavës dhe kuvenduam mrekullisht bukur, siç dinë të kuvendojnë vetëm artistët, heronj të heshtur, të pa vlerësuar për meritat e tyre dhe njerëz intelektual, me shpirt të gjërë, patriot dhe largpamës. Miqtë më dhanë fjalën, më kushtuan vëmendje serioze, për tu treguar çiltërsisht një “ëndër të bukur timen”. Ëndrat janë të bukura, kur nuk mbeten të kyçura në kasaforta, por luftohet për ti realizuar me përkushtim dhe sakrific maksimale. Një betejë që të fitohet, nuk mjaftojn vetëm ca ushtar figurant, por dhe drejtues dhe gjeneral të zotë. Fatmirësisht neve, nuk na mungojnë as ushtarët, as gjeneralët, por na mungojnë iniciativat, kurajo, guximi…, sepse ka kohë që kemi rënë viktima të Indiferentizmit,( ç’më duhet mua, pse të prish terezin, është vështir, etj, etj)… Me qetësi u tregova miqve për projektin e “ëndrës time”.

Kam krijuar bërthamën e një lëvizje të gjerë mbarë kombëtare të emëruar:

LËVIZJA ATDHETARE KULTURORE ARTISTIKE ILIRIA, shkurt LA.K.A.I.

Lëvizje e pamvarur, jo politike, jo fitim prurëse. Qëllimi i kësaj lëvizje është të ngjallim historinë, të ngjallim heronjtë legjendar që i kanë dhënë emër kombit tonë ndër shekuj, ti sjellim sot, ashtu, të bukur, krenar, mesazhdhënës, frymëzues, për të ndezur zjarin e nacionalizmit, e atdhetaris, zjar që sot thuajse është shuar fare. Nëpërmjet evenimenteve të organizuara bukur, (sigurisht me vështirësi dhe kosto financiare), sipas skenarëve të pregaditur nga njerëz të aftë, të kryejmë guida turistike, marshime në vendet historike, të dëgjojm akademik dhe studiues për ato vende dhe më gjerë,dhe këto “Marshime Masive” të shoqërohen me këngë, valle, recitime, interpretime aktorësh dhe zakonet tradicionale të zonave ku do të kryhen, si e vetmja mënyrë sot për sot, për të ringjallur atmosferën e vdekur kulturore artistike tradicionale kombëtare, të cilën po na e mbysin tallavat, haremet mediatike, big-bradher, përputhen e turli sharte amorale, degjeneruese të investuar bindshëm nga bota moderne, qëllimisht për të mbytur trashëgiminë tonë nacionale. Objektivi i parë për këtë vit është data 22 gusht në Lurë, duke u bazuar në fakte të pamohueshme, se ajo krahinë ka qenë kryeqyteti i Iliris me emrin Zharë, por që mbart dhe shumë fakte tjera interesante edhe në lidhje me heroin tonë kombëtar, Kastiotin e Madh. Do të ftojm tek Liqenet e Lurës, grupe artistike përfaqsuese të Arbëreshëve, të Çamërisë, të Iliridës, të Dardanis, Dugagjinit… dhe kushdo që ka dëshirë të vij të shijoj atë mrekulli që unë do ta quaja, Dasma e Madhe e Bashkimit Kombëtar, sepse vetëm këto janë mënyrat më efikase për të zgjuar komunitetet, shoqërit, kombet…Janë mbi dymij shoqata në planet të ngritura nën siglën kombëtare, por u ngjasojnë atyre meteorëve të natës që zhduken shpejt, pikërisht nga organizimi i dobët dhe qëllimi i keq me karakter fitimi monetar, por dhe egoist e karierist… Do të krijojmë “Kuvendin e të Urtëve” me njerëz të zgjedhur, apartiak, akademik, patriot të afirmuar dhe nga mbledhjet e këtij kuvendi, të cilat do të jen të shpeshta edhe si tubime historike, do të programohen dhe se ku mund të bëhet aktiviteti i rradhës dhe kriteret që do të ndiqen… Sigurisht suksesi varet nga organizimi i përsosur, nga strategjia e ndjekur, por dhe nga qëllimi final: Ti kthehet kombit shqiptar: krenaria, shpresa, buzëqeshja, gëzimi, lumturia, optimizmi.

Pasi mbarova fjalën time, kërkova mendimin e mikut tim të mrekullueshëm, akademikut Pjetër Marku, i cili ka arritur shumë suksese me drejtimin e Akademis Kulturore Artistike të Mirditës, duke e zgjeruar larmishmërin e aktivitetit thuajse në gjithë zonën, veri-lindore të kombit, njëkohësisht drejton dhe revistën cilsore prestigjoze Mirdita.

Më pëqen ideja juaj, – u shpreh profesori, – por aktualisht në Shqipëri janë shumë të vobekta, të dobëta rrugët e financimit. Nuk ofrohet as shteti, as biznezmenët… Investojn në evenimente pa vlera dhe shumë pak në evenimente kulturore, patriotike…. Është e vështirë të nxjerësh fonde nga organe përkatëse… Pa kontribute vullnetare është vështirë të arrini suksesin e duhur.

Shpejt reagoi dhe poeti çam, Hajri Kasemi, si për ti shtuar dozën pesimizmit, i cili u shpreh:

Ëndrat, idealizmat, janë të bukura, por kaq. Mbeten idealizma. I shprehin njerëz të mëdhenj, por thjesht janë fantazira që kurë nuk realizohen, thjesht frymëzojn për të shkruar ndonjë gjë, poezi, fabul, tregim… Patjetër që do të më pëlqente të bëhej realitet, por unë jam i pamundshëm të ndihmoj në këtë eveniment me vlera…

Menjëherë pas tyre, morri fjalën, heroi i heshtur, kaskadori i shumë filmave shqiptar, Di Jashari që foli shumë i emocionuar.

– Miqtë e mi. Suksesi, qëllimi, realizimi i diçkaje, nuk varet direkt tek financat. Shumë njerëz të mëdhenj kanë vdekur fukarenj. Me tridhjet aspra në xhep vdiq, Van Gog. Në rrugë vdiq Reshpja. Në një dhomë bajrake vdiq Bujar Lako, etj, etj…por kanë lënë vepra pas, jo para. Rëndësi ka qëllimi, vepra… Pasi pushoi pakëz vazhdoi, – para ca vitesh në Dibër ishim me një kaskadë aktorësh shumë të mëdhenj, realizuam diçka madhështore, por nuk kërkuam asnjë lek, as nuk na u dha, ama vepra mbetet… Lëvizja që kërkon të realizoj miku im Setkiu, mendoj se do të ketë shumë mbështetje edhe nga ana financiare, sepse i ka fondet ministria e kulturës, apo bashkit, pasi është diçka kombëtare me këndvështrim të gjerë, por thjesht lypset një studim dhe skenar shumë i detajuar, i saktë.

Pas kaskadorit Di Jashari, mori fjalën poetja artiste, njëkohësisht dhe mësuese, mikja jonë e mirë, Nurie Baduni, e cila foli shumë qart.

Miqtë e mi, – përse të mos festojmë!? Përse të kemi frik, të organizohemi për gjëra të bukura, sepse na mbyën vetëm emisione dhe evenimente politike. Duhet patjetër të mendojm për gjëra të bukura që ngjallin adrenalinën e fjetur. Le të ketë sa më shumë aktivitete kulturore artistike. Kemi shumë nevojë për të tilla evenimentesh…

Misionari i Paqes, poeti dhe miku ynë i mrekullueshëm Perikli Shuli, këshilloi:

Vërtet më pëlqen shumë kjo lëvizje, ku patjetër ndihem i privilegjuar të kontriboj, por që të ketë suksesin e garantuar, kurë nuk duhet të bëhet politike, sepse kemi një shembull real, Lëvizja Kuq e Zi, e drejtuar nga Kreshnik Spahiu, mori përmasa shumë të gjera në Shqipëri dhe diasporë, por sapo kaloi në linjë politike u sfumua sa sot nuk ndihet askundi…Duhet patjetër të jetë e pamvarur, apolitike.

Mjeshtri i Madh, profesor Faik Xhani, një drejtues shumë i suksesshëm i disa institucioneve dhe shoqatave, udhëzoi shumë qart.

Miqtë e mi. Mendoj se ky aktivitet është shumë fisnik dhe nuk duhet të vonohemi asnjë minut për ti dhënë jetë. Sa më shpejt të krijohet grupi i punës dhe skenarët e nevojshëm. Mendoj se këtë vit ta fillojm me një marshim të titulluar: Maratona e Skenderbeut, duke e nisur nga Sina vendi i lindjes dhe pastaj, sipas mendimit të gjith pjesmarëzve, e vazhdojm në Bulqiz, Lurë, duke e përfunduar në Lezhë, ose Kruj, ose Tiranë…Kuptohet që gjërat duan një program, një skenar të pregaditur mirë.

Profesor, studiues dhe aktivist shumë patriot luriani Mahmud Dodgjini, mori iniciativën i mbështetur nga Fran Ibrahimi dhe dy miq tjerë, të pregadis sa më shpejt programin dhe statusin e Lëvisjes, LAKAI.

Bashkim Lami drejtues i Shoqatës Bulqiza, u shpreh.

Shoqata kemi boll, le të jetë një lëvizje e vërtet, një lëvizje e madhe, të mbledh njerëz serioz, njerëz patiot, njerëz të sakrificës dhe ti kushtoj vëmendje historis së kombit të cilën po përpiqen të na e zhdukin. Do të ishte mirë që epiqendra të mbetej figura e Skënderbeut, por të kujtohen edhe heronjtë e më vonshëm deri tek Isa Boletini…Unë me Shoqatën Bulqiza, jemi të gatshëm të kontribojm sa mundemi nëse organizohet në Bulqizë.

Poetja e vargjeve të arta, lushnjarja fisnike, Lola Shehu, këshilloi:

Sigurisht që më pëlqejn të tilla lëvizje, të tilla evenimente, sepse kemi nevojë dhe të argëtohemi, të lëvizim, por duhet me çdo kusht që të ketë një menaxhim të mirë të financave nëse gjinden, Të krijohet një numër llogarie. Të njoftohen biznese dhe kontribues, dhe lidhja me institucionet të jetë me fakte bindëse…Mirëpres me padurim evenimentin…

Ushtaraku, patrioti dhe kryetar i Shoqatës Atdhetare Kalabardha, Kadri Dauti dha mbështetjen e tij:

Miqtë e mi. Dëgjova çfar u tha. Jam dakor me të gjithë. Dëgjova miqtë që nxorën anën financiare si problem kryesor, por jo. Financat gjinden. Njerëzit. po të jesh serioz me skenare të qarta të ndihmojnë. Tridhjet mij euro u mblodhën në fshatin tim, sapo u shtrua çështja për mirmbajtjen e rrugës, dhe varezave. Kryesore është të zotëroj fryma e mirë, fryma e optimizmit, e kurajos. Pa sakrific nuk bëhet asgjë…

Miku im fisnik, patrioti, Ndoc Ndreaj qëlloi bukur me humorin e tij. Ai u shpreh:

Mulliri që bluan dridh, ndërtohet në fund të malit, por që të funksionoj, duhet të bindemi mirë, a është uji i pashtershëm dhe a është i bollshëm. Domethënë që duhet një pregaditje serioze dhe sigurisht edhe një financim i projektit…

Koha ikte pa u ndjer. Kafen po e shijonim bukur. Bisedat, humori nuk kishin fund. Miqtë tanë Refik Bajrami dhe Engjëll Xhindolli, shkrepnin aparatet fotografik, për të regjistruar si fakt këtë ditë që mbase do të jetë një ditë e shënuar nga rëndësia e saj, Në përfundim, pasi caktuam një grup pune për thurjen me saktësi të programit, vendosëm që të mblidhemi shumë shpejt, sigurisht më shumë në pjesmarje dhe në një ambient më të përshtatshëm, sepse gjërat serioze nuk mund të bëhen në kafne… Atje do të bëjmë dhe zgjedhjet e duhura, organizimin e duhur, duke emëruar stafin drejtues dhe programin e punës në vazhdim…

Për gjithçka të dashur miq, ne do t’ju njoftojmë Është fisnikëri, kur lufton për konkretizimin e një ëndre me përmasa mbarë kombëtare. Është bukur të marësh pjes, të shijosh DASMËN E MADHE TË ILIRIS, ku krushqit do të jenë heronjtë tanë legjendar…Ju premtoj se nëse do të ia arijmë. Do të shikoni, Teutën e Shkodrës, Donikën e Gjergjit të Kastiotëve, Mamicën, Doruntinën…. e shumë surpriza mjaft të këndshme.

Duke ju kërkuar ndjes për kohën që ju marr, ju uroj një javë sa më të bukur dhe të mbarë në obligimet tuaja…