Në horizontin e humbur…Shqiponja Pazaj Veshaj


Në horizontin e humbur të mendimeve,
Erdhe ti;
Anija e dhimbjes!
Shfaqur me vela të zymta,
Të grisura nga lotët e heshtjes,
Rrëshkitur mbi ujra të errëta ku as drita s’guxon të hyjê!
Anija tretet në gjirin e ujrave të ftohta,
Secila shpres e thyer êshtë një copëz e zhdukur,
E lundrës së dikurshme që shkëlqente një ditë!
Anija,një relik e vjetër,
Me plagë mbushur,
Secila plagë është një shenjë në trupin e saj,
Në lotët e paderdhur ,
Të ngrirë!
Anija e mallit ankorohet në brigjet e vetmisë,
E thyer,
Si një kristal në copëza të shpërndara,
Një cop êndrre që u thye në stuhi,
Një mozaik i shpirtit që refuzon të rindertohet,
Duke u bërë një fragment i gjallê,
Një tërësi e re që lind nga dhimbja dhe shkatërrimi!
Anija lundron ende e thyer ,
Por e pathyeshme,
Refuzon te rikthehet në atë që ishte,
Duke zgjedhur tê jetë diçka më shumë se gjith copêzat e saj……