Ne i gënjejmë me pasion…Ukshin Morina


Mund të jetë një imazh i 1 person

Ne i gënjejmë me pasion të tjerët për ta lartësuar veten.

Gënjejmë nga paaftësia jonë dhe jetojmë në një mashtrim të ëmbël.

Ne gënjejmë, trillojmë e shpifim në mënyrën më të frikshme për të tjerët që të dukemi të ndershëm.

Ne jemi të çuditshëm dhe infantilë për nga mënyra se si i manipulojmë të tjerët me gënjeshtra për dikë që duam ta fundosim dhe tjetrin që duam ta lartësojmë.

Ne gënjejmë nga mëshira dhe bëhemi mizorë duke rrezikuar punën e karrierën e tjetrit.

jemi qënie të tilla që shkojmë deri atje sa gënjeshtra na bëhet e vërtetë dhe e vërteta na metamorforizohet në gënjeshtër.

Ne gënjejmë për ditë në forma dhe mënyra të ndryshme për të arritur në vendin ku duam ose të mos biem nga vendi ku jemi.

Ne jemi gënjeshtar!