
NË ISHULLIN E LOTËVE...
Zbraztì ndjej në mes dy botëve,
Mall vendlindjeje si askund tjetër,
Dëshpërim në Ishull t’lotëve,
Ku s’më vjen era e bukës’ thekur.
N’Ishullin e lotëve numëroj ditët,
Veç Linasi ma than lotin e ftohtë,
Ku malli-zjarr i shpirtit ngjitet,
Ku qesh e qaj e flas me zogjtë.
Sosen ditët n’Ishullin e harresës,
Lot’ i syrit m’bëhet oqean,
Larg vendlindjes prej mungesës,
Mall për Nënën që më s’e kam.