….”Ne jemi dy grimca në këtë Oqean Njerëzor, jemi vetëm dy skajet e segmentit Jetë, Pirro-Teuta….!!!”
….Këtu të njoha Mbretëreshë Teuta!!
-Tani më shumë edhe Unë do të komunikoj me Ty, si Mbreti Pirro I Epirit.
-Komunikim njerëzor Mbretëresha Teuta, të konsideroj mike brënda miqësisë, të jap statusin e mikes së veçantë, me Ty komunikoj me kënaqësi, nuk e quaj kohë të humbur, marr energji, pozitive, njerëzore.
Për mua është miqësia më tepër shpirtërore.
Për mua je “Hyjnore”!!
Qënje njerëzore!!
Je Grua, Je Nënë, Je Femër.!!
Dhe Unë, mashkull.
Të bukurën e vlerësoj, e adhuroj, por nuk e lakmoj.
Mbreteresha Teuta, mos të lëndova?.
Mos vallë u mërzite vërtet me mua?.
Janë “dritare” shpirti!!.
-E çuditshme Mbreti Pirro i Epirit, tërë kjo ligjëratë më erdhi kaq ëmbël si ninullë para gjumit, më beso gati po flë, jam në një gjëndje që nuk e shpjegoj dot….
-Fjalët e mia ju vunë në gjumë, kjo është mrekulli.
-Domethënë?
-Je e mrekullushme
Kemi kimi të përbashkët!
Kemi sinqeritet!
Kemi gjak mbretëror!.
Jemi të barabartë!.
Jemi dy skaje të segmentit Jetë!
P-T, në mes të oqeanit njerëzor jemi vetëm grimca jetë..
-Faleminderit Mbreti Pirro!
-E meriton.
Kjo je Ti në sytë e mi.
Imazh i bukur!.
Besoj trokita në botën tuaj Shpirtërore!
Vleresova gurgullimin e freskët të burimit tuaj Jetë.
Ky është misioni im!.
Nxjerrja e vlerave të strukura, të zëna pluhur nga vitet e harresës. Nxirri vlerat e tua shpirtërore, atë shpirt të brishte, të bukur plot, jetë e dinamizëm.
Mund të rri me orë të tëra para teje Mbretëresha Teuta dhe Unë përballë teje Mbreti Pirro.
Të dhashë shpirtin tim, për të ndihmuar shpirtin Tënd.
Ndihem i qetë, preferoj të rri në vënde të qeta, por me mua je edhe Ti, Mbreteresha Teuta, përballë Mbretit Pirro..!!
Kur flet shpirti, hesht vetmia.
Ne jemi statuja në bronx, por jemi të dy të xhveshur lakuriq në shpirterat tanë!
-Të pranoj, në shpirtin tim, si mik i denjë, miku im Mbreti Pirro.
-Nuk jam shprehur me asnjë tjetër kështu. U çudita. Më zbërtheve Mbretëresha Teuta! I foli shpirti shpirtit
-Ha ha ha çfarë bëra.. E lashe Mbretin tim të xhveshur lakuriq në shpirtin e tij.
-Po, në shpirt, më mbulove me ngrohtësinë Tuaj, me frymën Tuaj, me energjinë Tuaj, me aromën Tuaj.
Me tikun e nervit të Jetës Tuaj, me dinamizmin Tuaj
-Më le pa fjalë…Mbreti Pirro…Shprehu…
– Po, kam nevojë, për frymën Tuaj, për dorën Tuaj shpirtërore.
Mos harro, historia na ka lidhur si çift Mbretëror.
Nuk ka të dytë mbi dhe.
Kjo është forca Juaj, rrezatimi Juaj.
Ti për mua je “Thesar”. Kam zbuluar “Thesarin” e Jetës time
-Uauu, vërtet Mbreti Pirro?
-Mbretëresha Teuta, floriri nën tokë nuk ka shkëlqim, kur del në dritën e diellit, të verbon!!.
-Më bllokuat komplet, nuk arrij të mendoj që të të shkruaj Mbreti Pirro.
-Foli shpirti im dhe e pranoi shpirti yt. Përulem para Jush Mbretëresha Teuta.
-Ngrihuni ju lutem Mbreti Pirro.
-Të puth dorën Mbretëresha Teuta.
-Faleminderit Mbreti Pirro. Pranoje ligjëratën e shpirtit tim.
Admiroj penën poetike të shpirtit Tuaj, që foli aq bukur sot. Do ta pres me kënaqësi të lexoj dedikimin Tuaj për këtë komunikim kaq perfekt….
…Sigurisht, folën Shpirtërat Mbretërorë të Njerëzve Fisnikë….
Tiranë, më 28 Gusht 2022.
