Në kasollen prej najloni-Selim Tahiri


Na kërcisnin dhëmbët prej të ftohtit,

Ishte prill, por s’kish pranverë,

Prej tymit, flakës e barotit,

Iknin zogjtë, thaheshin lulet ende pa u çelë.

Larg shtëpive shkrumb e hi,

Në kasollen mbuluar me naljon,

Shkruanim ëndrrat për liri,

E pyesnim mësuesin, ‘kur do t’kthehemi në shkollë?

Na ngrohnin si zjarr fjalët e tij

Na mbushnin me gëzim e shpresë;

Edhe pak, veç edhe pak o pëllumbat e mi,

Ja, po vjen liria, do t’kthehemi shumë shpejt.