Në këtë natë vere
Në këtë natë vere pakë të freskët,
Nga ditët e nxehta të kaluara më parë,
Gjumi s’m merte vështroj vërdallë,
Shoqëroja hënën e bukur që afrohej nga dalë.
Ah moj hënë e bukur ç’ kujtime më sjellë,
Të mira të keqe që të fikësuara i kamë,
Të duash ti harrosh nuk i harron dot,
Ti moj hënë e bukur mi kujton gjithmon.
Një netë vere hëna e bukur si sonte,
Babin prisja nga puna të kthehesh,
Kishë ikur në mëngjes dhe mesi natës po vente,
Meraku s’po na linte çfarë kish që s’po vinte.
Eh na thoshin të afërmit mos punon dy turne,
Do ketë pasur difekt dhe s’ kthehet pa rregulluar,
Se ai ishte mjeshtër për punën që bënte,
Dhe kjo shpres na mbajti deri në mëngjes.
Po nënën e shkretë vëndi s’po e mbante,
Sikur kamë një parandjenjë diçka i ka ndodhur,
Nuk rrinte pa dërguar në qoftë se do rrinte,
E dinte që meraku mua nuk më linte.
Sa po u gëdhi dita na thanë të vërtetën,
Te puna e tijë kishte pasur difekt,
Duke bërë difektin pësojë aksident,
Dhe që andej në spital direkt.
Gjithë natën zotit i lutesha me shpirt,
Që babin timë ta binte mirë në shtëpi,
Eh thosha mos të ketë ndonjë siklet,
Se puna që bënte ishte e vështirë.
Me ndihmën e mjekëve na erdhi mirë na shtëpi,
Dhe punën filloj prapë me shumë dëshirë,
Për punë që bënte ishte i etur,
Nuk mundë të rrinte një ditë pa vajtur.
