Në këtë natë…!Zymer H.Haliti


Dua të fle e gjumi është tretur në pafundësi

Dua të lexoj një libër e shkronjat më janë nxi

Kam shkuar larg me mendine në një adresë

Jam ndal para një porte,trokita dikë po pres

Sa shumë larg paskam ecur nëpër këto vite

Si më paskan tretë shumë ngjarje,unë n’pritje

Shoh se pranverat e vonuara ftoht kanë ikur

Unë gjithmonë me shpresë diellin e kam pritur.

Por,sonte në këtë natë ylberin disi e kujtova

Me ca fletë të lulëkuqes natyrën e pikturova

Mora dhe manushaqën dhomës t’i jap qetësi

Se ç’mu kujtua ajo kohë e zjarrtë,e ëmbla rini.

Po këtë natë ç’kërkojnë këto mendimet e mia

Kur është jasht terr s’dëgjohet…asnjë zhurmë

Pa e kuptuar edhe kjo natë po ikë si vetëtima

Çudi nëpër labirinthet e kësaj jete jam humbë.

Po kërkoj fillin e shumë ngjarjeve nëpër mote

Po s’gjej përgjigje nga askush që më ndihmon

Vetëm m’u kujtuan pritjet dikur nëpër koridore

Dalëngadal ajo kohë e ëmbël sikur më qetëson