Në kodrën e kuajve:Ismet Tahiraj 


Ismet Tahiraj 

Në kodrën  e  kuajve 

PO, frushkulloj mali 

Po ti ku ishe ,që  këtu s’ishe 

Eja në Kodrën e kuajve* 

Kroi që freskohen  populli 

Dhe thana ,ulzë 

Kanë vene  dukat në sytha 

Ndritetin ,se ndritenin akoma 

Si sytë e tuaj 

Që kur shoh  trembem 

Tjetër për tjetër  nuk dua 

Veç   kokëshamije  

Aty të jesh ti ,ku del lulevjollce 

Të na deh më aromë magjie  

Siç më   deh  frymë jote 

Flokët  e mëndafshtë  

Që gjaku I fryen  kapilaret 

Blirët presin ,ooo presin 

Këngën e bilbilave matanë 

Por unë vij e vij 

Vjen edhe ti, 

Shtrihemi në lëndinën e zambakëve 

Pike gjaku njëri tjetërit  s’I lëmë 

Shpirtërat kroi I kulluar na I  kthej…. 

*Kodra e kujave shtrihet prej  Klinë të epërme  në perëndim ,

deri në Skënderaj