Për Festivalin e Shtatë Kombëtar të Poezisë “Muza Poetike Budiane”
Poezi nga Kasam SHAQIRVELA
NË KRATERIN E DHIMBJES
(Pjetër Budit)
S’ka forcë që i lëviz
Ata kanë zënë vend
Te krateri i dhimbjes
Pesha Sizifçe bie mbi kurriz
Nëpër shekujt e dëshpërimit.
*
Dhe tamthi pelinin…
Mbledhur e ka qysh moti
Nga shkarkime resh që binin
Rebeshin e kohës prej loti…
Se, u mbars te ne nga djajt e kuq,
Fëmijërisht bëlbëzimesh aziatitkçe.
*
Nuk tunden ata as nga vullkane zemre
Nuk shkulen ata as nga murrlane shpirti
Druhem fort se mos po lëshojnë rrënjë
Dhe nga metastazimi bëhen vendarë…
E domosdo bëhet: “-më e rëndë dara se bara”?!
*
Kraterin me grykë vullkani
Ma shkaktoi një meteor rebel,
Prej flakësh që nxori Vatani
Qysh nga kohë e Atit Bab-el,
Ai s’ndejti mes yjesh, por
La qiellin..me Diell e Hënë
Dhe dogji veten udhës galaktikës
Aty, në tokën e Arbrit për të rënë
Për t’u prehë i qetë atje
Si sot, si nesër,
Sikurse, “pat kenë”, dhe dje!
*
Gjuha shqipe, për të, kod fjalëartë prej zotit
Dhe Drini, të pathënat e tij ia dha peng lotit
Sa herë që më bie ndonjë yll prej qiellit
Ai gjithnjë e më tepër m’i afrohet Diellit.
***
Epigram
O Pjetër Budi, ti qe një doktrinar…
Predikimin shqip e mbajte thellë në zemër
Ti shkove në përjetësi sikurse një iluminar
Armiqtë e kombit i qëllove drejt në thembër.
