” Në kufirin e ëndërres mes tyre…”Piro Millona Minella


….Ishte i ftuar diku në një sesion shkencor. Në mbarim të seancës së paradites aty me zhurmës të njerëzve në dalje për një kafe diku në lokalet ngjitur dalloi nga të ecurit para tij një siluetë tepër të njohur. Nuk po u besonte syve.

-Valle të jetë Ajo pas mbi tridhjetë viteve.

Nuk nxitoi ti fliste. Tek dera e jashtme u takua me dikë.

Qëndroi në vënd ndjenjat aq të trazuara në shpirtin e tij triumfuan dhe ndali këmbët dhe e preku lehtë në supin e majtë, ku kishte çantën e dorës.

U kthye dhe të dy shtangën.

U befasua, u skuq deri në rrëzë të veshit dhe duke belbëzuar më shumë me veten e saj:

-Si ka mundësi Ti, këtu??

Të dy të hutuar, por atij i takonte ta kalonte “ngërçin” e këtij takimi pas kaq kohësh:

-Unë jam, vitet mbi shpine kanë bërë detyrën e tyre më kanë mbuluar me thinja, por po shikoj me habi se sytë e ty nuk kanë ndryshuar fare jane po ata të dikurshmit, të njëjtë me po atë shkëlqim…

Shikonin njëri tjetrin dhe nuk ngopeshin.

Ra heshtje e thellë secili ishte në botën e mendimeve.

Mori inisiativen duke i propozuar për kafe:

-Një kafe besoj si miq të hershëm na takon ta pimë bashkë?

Të rikujtojmë miqësinë tonë ato episodet tona të bukura?

Nuk po u besonte syve, ishte Ai, që nuk e linte rehat në ëndërrat e saj të përnatshme.

Dhe ja sot në realitetin e prekshëm ishte aty përballë tij.

-Sigurisht kemi vërtet gjërat tona të bukura për të kujtuar.

Ishin përballë njëri tjetrit pas kaq kohësh dikur aq të afërt dhe sot të panjohur, por në ëndërrat e secilit për natë.

Rikujtuan shumë në ato momente herë njëri e here tjetri. Pastaj u lodhën me fjalët, që i artikulonte goja dhe më shumë filluan të flisnin me sy si atëherë.

Kush e kush të tregonte se pas ëndërrës vinte mengjesi i munguar për secilin.

Sytë e tyre më shpejt e shkrinë akullin e viteve qeshnin më ëmbël. Çuditërisht u ndjenë aq të afert si dikur.

Ajo ashtu kishte ngelur e bukur si atëherë në rininë e tyre të parë tërheqëse mosha nuk kishte lënë gjurmë të dukshme tek Ajo.

Vetëm nga buzëqeshja Ai e njohu atë “simpatiken ” e tij studente.

Por koha ishte e kufizuar i thërriste të vazhdonin përsëri sesionin shkencor për të cilen kishin ardhur nga rrethet e tyre.

U ngritën dhe përfunduan në krahët e njëri tjetrit me shumë dashuri, por duke marrë edhe mirënjohjen për tërë këtë kohë të kujtimeve të tyre.

U larguan për në sallë edhe me një ëndërr më shumë në netët e tyre të gjata dhe në mëngjezet munguara, që do të lindnin.

….Ahhh, kujtimet si janë herë vijnë furishëm, herë të qeta lënë gjurmë, të ngacmojnë, por edhe për ato grimca të vogla të lumturojnë.

Sa thellë ishte fshehur dashuria e tyre, a thua se ishte kthyer në një ëndërr, që vazhdonte pjesë pjesë, por nuk kishte përfunduar…..