Në Labërinë tonë-Maksi Luçi


Në Labërinë tonë

Me shumë mall sot dola

Mbushur shkëmbënjë e kanionë

Nga malli dy lot i hodha…

Ah moj Labëria ime

Kurvelesh fshatrat e tua

Mbete përherë në ligjërime

Derë më derë i mirë sua..

Moj Labëri burrash të rëndë

Që kuvendojnë me male

Mbushur histori e këngë

Dyfek shark edhe kërrabe..

Ajri këtu është ndryshe

Është i pezier me këngë

Në shpirt foletë bëjnë dallëndyshet

Labëri e mira nënë…