Në labirinte lashtësie:Kasam Shaqirvela


NË LABIRINTE LASHTËSIE

Sa herë që,

udhëve të Fisit,

në labirinte lashtësie

u futem me zjarrminë

e thembrës së Akilit

ku më ngulet hajnisht

një gjemb ferre

aty, në këmbë,…dhe

dhimbja nga thembrat

më godet në kokë

nuk ofshajë e nuk shajë

se s’prajë…

e sa për t’u ankuar

nuk dua… sepse

zemra më thot

të jesh asket…

e unë ia them këngës

në gjuhën e nënës

që, kandilçe m’çon

tek rrënjët e Thanës.

About Post Author