Në largim…Majlinda Pajaj


Majlinda Pajaj

Në largim

Ti mund ta shohësh në çdo kohë,

si lule petale zverdhur,

një re kalimtare është përpara teje,

ku shkoj malli pritur, më ka marr malli,

si harrove ëmbëlsinë e atyre fjalëve,

buqetë ti bëri puthjet, çdo natë

në dritën e hënës për ty i pati mbledhur.

Ulur pranë lokalit, në zhurmën e kalimtarëve gotën e birrë në gjysmë,

a të kujtohet?

Në muzgun e dehur me cigare ndezur,

drejt trenit vrapove,

një zemër le pas,

krisja pati filluar, në plagën e fashuar,

si një fletë e grisur pritjeve të veta.

Kur lotët e nxehtë i mblidhen në sy ,

zvarritet drejt teje, rrugët mbetur bosh,

ti qëndron shumë larg ishujve të harresës,

ajo në kujtime luan, është lulja më e çelur.

Një kala me gurë netëve pa gjumë,

ngriti për ty brenda shpirtit të saj ëndrrës së murosur.

Mbete era e gjethit larguar kohës

kur ajo është aty,

si pika e shiut që çdo stinë e gjeti.

Mund ta shohësh si një dritë rrufeje,

sa bukur konkuron,

mos t’ia njohësh dhimbjen,

tani është vetvetja diellin pasqyron,

me forcën e shpirtit që i rrjedh ndër deje.

Pritja nuk mbaron në fundjavën imagjinare…

MAJL

NEW YORK 06/06/2024